
Bashkërendimi i aksionit opozitar çoi kreun e Partisë së Lirisë në selinë e Partisë Demokratike, ku Ilir Meta u prit nga Sali Berisha. Duke iu referuar çështjes së zyrtarit të FBI-se, McGonigal dhe marrëdhënies së tij me kryeministrin Rama, Meta theksoi se përpjekjet për të ekzekutuar pluralizmin në vend do të përfundojnë me ekzekutimin e regjimit.
“Demonstrim i qartë sesi Rama korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për t’i përdorur kundër pluralizmit demokratik, kundër demokracisë e shtetit të së drejtës me qëllim instalimin e kleptokracisë dhe dëbimin e gjithë shqiptarëve. Mbështesim plotësisht PD-në në gjithë kërkesat e saj të drejta e legjitime dhe përpjekjet për të ekzekutuar pluralizmin politik do të kenë përfundim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz.” (A2 Televizion)