Ajo pjesë e Partisë Demokratike që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e pranverës.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ai që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Kujtojmë se grupimi i Sali Berishës dërgoi po ashtu një listë me anëtarët dhe sekretarët për KZAZ-të disa ditë më parë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.
Tashmë mbetet të shihet se cilit nga grupimet e PD-së do t’i njihet e drejta për propozimin e emrave të anëtarëve të KZAZ-ve nga KQZ-ja. (A2 Televizion)
