Çështja me aktoren e filmave për të rritur, gjyqi kundër Trump zhvillohet në mars të vitit 2024

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 14:05 | Bota
Çështja me aktoren e filmave për të rritur, gjyqi

Drejtësia amerikane cakton datën e nisjes së gjyqit kundër ish-presidentit, Donald Trump.

76-vjeçari do të paraqitet në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Manhatan në fund të marsit të vitit 2024, për çështjen e pagesave të kryera për blerjen e heshtjes së aktores së filmave për të rritur, Stormi Daniels, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Gjyqi ndaj Trump do të mbahet vetëm pak javë përpara primareve brenda partisë republikane, ku do të dalë dhe kandidati zyrtar për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ish-presidenti amerikan, ndaj të cilëve janë ngritur 34 akuza për falsifikim dokumentash të kompanisë, është vetëdeklaruar i pafajshëm për të gjithë pretendimet që rëndojnë kundër tij.

Hetimet e prokurorit të distriktit të Manhatan, Alvin Breg, janë përqendruar mbi të gjitha në pagesën prej 130 mijë dollarëve të kryer nga ekipi ligjor i Trump në drejtim të pornostares.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos