Përpara se të ngrinte Kupën e Botës në stadiumin Lusail, Leo Messi mori një pelerinë të zezë dhe me flori nga Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani. Kjo pelerinë njihet si “bisht” dhe mbahet gjithmonë nga Emiri.
Kjo veshje mund të përdoret edhe nga ministrat dhe njerëzit e rëndësishëm të Katarit në Ditën Kombëtare të vendit.







Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi kjo veshje gjysmë transparente është vendosur para syve të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe mbarë planetit të futbollit.
Nuk është e zakonshme të shihet një gjest i tillë në ceremonitë e turneve të organizuara nga FIFA dhe për faktin se Leo Messi vendoset si i barabartë me Emirin e vendit pritës të Kupës së Botës. (A2 Televizion)