Juventus fiton një përballje të rëndësishme ndaj Napolit dhe rikthehet te triumfi në kampionat. Bardhezinjtë mposhtën 2-0 skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri, në një mbrëmje ku protagonistë u bënë dy futbollistë që erdhën nga stoli.
Pjesa e parë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që patën mundësitë e tyre për të kaluar në avantazh. Cabal goditi shtyllën për Juventusin, ndërsa Napoli iu afrua golit me Noa Lang, por pa arritur të ndryshojë rezultatin, shkruan A2.
Duhej pritur minuta e 70-të për të zhbllokuar sfidën. Kerim Alajbegovic dhuroi një moment magjie, duke realizuar me një goditje fantastike nga distanca, pas asistit të Edon Zhegrovës.
Napoli e pati edhe më të vështirë pesë minuta më vonë, kur Luca Marianucci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me një lojtar më pak.
Pak më vonë ishte radha e Boga për të vulosur suksesin. Edhe ai me një goditje spektakolare nga distanca mposhti Meret, duke fiksuar shifrat në 2-0.
Një fitore me peshë për Juventusin, që feston edhe 129-vjetorin e krijimit të klubit me tri pikë ndaj një rivali direkt. Aktualisht Zonja e vjetër është në kuotën e 17 pikëve, në vendin e shtatë ndërsa Napoli me 14 pikë mbetet në vendin e tetë. (A2 Televizion)