I pandalshëm, Ernest Muçi shënon një perlë dhe shpallet lojtari i ndeshjes

Nga Dea Kozma
2 Nëntor 2026, 12:50 | Futboll

Ernest Muçi po kalon një moment fantastik në Turqi dhe këtë herë ka zgjedhur të bëjë gjithçka në fushë. Fantazisti i Kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në suksesin 2-0 të Trabzonspor ndaj Gaziantep, duke dhuruar një asist dhe një gol spektakolar.

Pas një goditjeje nga këndi, Muci devijoi me kokë topin drejt Stefan Savic, i cili dërgoi në rrjetë dhe zhbllokoi rezultatin, shkruan A2.

Por, momenti që ndezi stadiumin erdhi në minutën e 61-të. Shqiptari mori përsipër gjithçka dhe lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën nga jashtë zonës. Topi mori një trajektore fantastike dhe përfundoi në rrjetë, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar. Për këtë perlë, Muçi u shpall dhe lojtari i ndeshjes për të dytën herë radhazi.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi e Trabzonspor në kampionat dhe e shtata në të gjitha kompeticionet nën drejtimin e trajnerit Thomas Reis.

Trabzonspor renditet në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Muçi po kthehet në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës turke. Sinjale të mira këto dhe për Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet që kuqezinjte do të luajnë në nëntor, në kuadër të Ligës së Kombëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos