Këshilli Studentor në Korçë njofton rikthimin në mësim nga kjo e hënë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 13:11 | Aktualitet

Këshilli Studentor në Korçë njofton rikthimin në

Këshilli Studentor Korçë ka njoftuar rikthimin në procesin mësimor për të gjithë studentët, duke nisur nga dita e hënë.

Përmes një njoftimi drejtuar studentëve, Këshilli bën me dije se vendimi vjen pas qetësimit të situatës lidhur me incidentet e dhunës, si dhe pas shqyrtimit të shqetësimeve të ngritura nga vetë studentët.

Sipas Këshillit Studentor, një nga arsyet që ka ndikuar në këtë vendimmarrje është fakti se bojkoti nuk është zhvilluar në mënyrë të plotë nga të gjithë studentët, pasi një pjesë e tyre kanë vijuar të ndjekin mësimin edhe gjatë ditëve të bojkotit.

Këshilli u ka kërkuar përfaqësuesve të klasave që të përcjellin njoftimin tek të gjithë studentët, në mënyrë që nga e hëna procesi mësimor të vijojë normalisht.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos