All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Çfarë fshihet pas resë së pazakontë në qiellin e qytetit turk?

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 16:32 | Bota
All - Paragraf - 1

Një re në formë aspak e zakontë ka lënë pa fjalë banorët në qytetin turk të Bursës të enjten e 19 janarit.

Në orët e para të mëngjesit në qiell u shfaq një re në formë rrethore, si një disk fluturues në ngjyra të ndezura.

All - Paragraf - 3

Pamjet nga reja e pazakontë u bënë virale në rrjet ndërsa lindja e diellit i jepte ngjyra nga të kuqe në të verdhë.

Shërbimi meteorologjik i vendit bëri të ditur për mediat se forma e resë vinte si shkak i luhatjeve të forta të erës mbi kodra dhe male. Sipas dëshmitarëve okularë, reja qëndroi në atë formë për rreth një orë përpara se të zhdukej nga qielli. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos