Të tymosësh cigare në avion është kategorikisht e ndaluar dhe kjo përsëritet disa herë nga anëtarët e bordit gjatë udhëtimit. Megjithatë, jo të gjithë mund t’ia dalin të ndalojë për disa orë vesin e tyre.
Një baba i dy vajzave ka shkelur këtë rregull teksa ishte në bordin e avionit të nisur nga Palma de Mallorca në Spanjë dhe do të zbriste në Manchester të Anglisë. Një tjetër pasagjer ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se ajo ndodhi rreth 20 minuta pas ngritjes nga pista. Ai tregoi se kjo solli frikë te pasagjerët, madje edhe te dy vajzat e vogla të autorit.
Menjëherë sapo avioni u ul në pistën e aeroportit në Angli, autori u shoqërua nga dy policë. Një nga stjuardesat nuhati tymin që po vinte nga tualeti. Ata identifikuan autorin dhe kjo ju njoftua edhe pasagjerëve të tjerë në bord. Isha shumë i lumtur që kjo ndodhi. Nëse je i gatshëm të rrezikosh jetët e 180 personave për të tymosur duhan në bord, atëherë e meriton këtë”, tregon pasagjeri i paidentifikuar.
Megjithatë, pasagjeri nuk u arrestua pasi kompania “Ryanair” nuk ndoqi penalisht çështjen. (A2 Televizion)





