Çfarë ndodh në pavijonin post-Covid?

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 17:09 | Aktualitet

Qarkullimi i variantit Omicron vijon të jetë i lartë, me gati 20% të testimeve që rezulton pozitiv. Megjithatë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të shndërruar në pavijon post-Covid, shumica e të shtruarve vijnë pasi kanë kaluar variantin Delta. Kështu tha Arben Tanka, pneumolog i këtij spitali, i ftuar në Ditarin e A2 CNN. Një pacient post-Covid duhet të ketë kaluar minimumi 21 ditë nga dita e infektimit dhe duhet të jetë negativ në test. Në total, në këtë spital janë 33 pacientë, pjesa më e madhe në gjendje të rënduar, të moshës mbi 60 vjeç, thuajse 100% me sëmundje bashkëshoqëruese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos