
Misteri ka mbuluar Aleksandër Lukashenko. Lideri i Bjellorurisë është larguar me shpejtësi nga parada ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës që u mbajt për të festuar Ditën e Fitores.
Ai humbi edhe drekën e organizuar nga presidentin rus, Vladimir Putin. Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, dukej mjaft i lodhur dhe mezi qëndronte në këmbë, teksa vërehej që kishte mjekuar dorën e djathtë. Shfaqja e tij në publik në këtë formë ka ngjallur mjaft spekulime në internet lidhur me shëndetin e tij, pavarësisht se ai nuk tregoi shenja të dukshme se ishte shumë i sëmurë.
Pamjet filmike treguan 68-vjeçarin duke biseduar me Putinin dhe drejtuesit e ushtrisë pas paradës vjetore në Sheshin e Kuq dhe më pas duke marrë një automjet për te Varri i Ushtarit të Panjohur aty pranë, ndërsa Putin ecte atje me liderët e Armenisë dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore.
Ai u bashkua me të tjerët për të vendosur lule në Varrin pranë Kremlinit, vetëm rreth 300 metra nga vendi ku ata kishin parë më parë në paradën që shënonte përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945.
Autoritetet bjelloruse nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë lidhur me shëndetin e Lukashenkos, por ai është shfaqur vetëm në dy evente publike në dy javët e fundit dhe në njërin prej tyre, zëri i tij ishte i ngjirur. (A2 Televizion)