Çfarë rrezikon Donald Trump pas ngjarjeve në Kongres?

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 17:14 | Bota
Çfarë rrezikon Donald Trump pas ngjarjeve në Kongres?

Pas ngjarjeve tronditëse të një dite më parë ku mbështetësit e Trump mbajtën të rrethuar për disa orë Kongresin amerikan ndërsa mbahej seanca e certifikimit të zgjedhjeve presidenciale, shumë politikanë dhe personazhe të njohura lëshuan thirrjen për aplikuar amendamentin e 25.

Donald Trumpit i kanë mbetur më pak se dy javë në krye të Shtëpisë së Bardhë, por demokratët e Komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve kërkojnë që atij t’i hiqen atributet si president për shkak të akteve të dhunës që lanë në fund 4 viktima.

Ata i shkruan një letër zv/presidentit Mike Pence ku i bëjnë thirrje që të largojë Trump nga zyra, me motivacionin se kishte nxitur një akt kryengritje dhe minuar demokracinë.

Diskutimet janë fokusuar në amendamentin e 25 të Kushtetutës, i cili lejon transferimin e pushtetit nga presidenti te zv/presidenti përkohësisht apo në mënyrë permanente.

Ky amendament gjithashtu siguron procedurat për largimin e një presidenti nga detyra prej zv/presidentit dhe anëtarëve të kabinetit nëse ai konstatohet i paaftë për të kryer kompetencat dhe detyrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos