Frenimi i variantit të ri të koronavirusit, OBSH këshillon kufizime të forta

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 16:33 | Bota
Frenimi i variantit të ri të koronavirusit, OBSH këshillon

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon vendosjen e kufizimeve më të forta për të frenuar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit. Drejtori rajonal për Europën, Hans Kluge, tha se kontinenti është vetëm në fillim të një periudhe të vështirë, teksa rastet ditore vijojnë të rriten.

 “Kjo është një situatë alarmante, gjë e cila do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë nga ajo çfarë kemi bërë deri më tani dhe të shtojmë masat sociale për ruajtjen e shëndetit publik, që të kthejmë vijën vertikale të kurbës në disa shtete”, shprehet Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën.

Kluge tha se ishte e natyrshme për viruset që të ndryshojnë me kohën dhe shtoi se mutaiconi i ri nuk besohet të shkaktojë simptoma të rënda. Megjithatë, nënvizoi se “transmetimi shumë i lartë” i atij që po konsiderohet si variant anglez i koronavirusit, është një çështje shumë shqetësuese.

 Drejtori i OBSH-së për Europën shtoi se nëse nuk ngadalësohet apo vihet nën kontroll përhapja e Covid-19, atëherë impakti, veçanërisht në sistemin shëndetësor të goditur nga pandemia, do të jetë shumë i rëndë. Kluge përsëriti edhe njëherë rregullat bazë të cilat janë: mbajtja e maskës mbrojtëse, shmangia e grumbullimeve masive, ruajtja e distancës shoqërore dhe ruajtja e higjienës personale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos