Champions League, Kristjan Asllani titullar në “Allianz Arena”

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 12:37 | Futboll
Champions League, Kristjan Asllani titullar në “Allianz Arena”

Bayerni është shansi i madh i Kristjan Asllanit. Ky fakt është pohuar nga trajneri Inzaghi, i cili ka vendosur që mesfushori shqiptar të luajë titullar me Interin.

Pas rastit të humbur në Camp Nou me Barcelonën, talenti kuqezi u përball me një valë kritikash të ashpra.

Tashmë që zikaltërit janë të kualifikuar, Asllani ka rastin të tregojë kualitetin përballë një prej skuadrave më të mëdha në botë.

20-vjeçari do të luajë ndeshjen e parë si titullar në Champions, duke përfituar edhe nga fakti se Interi do të bëjë rrotacion në formacion, në prag të supersfidës së të dielës me Juventusin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos