Miqësorja e Kombëtares sposton javën e 12 në Superligë

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 11:26 | Futboll
Miqësorja e Kombëtares sposton javën e 12 në Superligë

Java e 12 e Superligës shqiptare, e programuar për t’u luajtur këtë fundjavë, do të spostohet në 12 dhe 13 nëntor.

Ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Katarit, e planifikuar për në 9 nëntor, ka sjellë ndryshime dhe në kalendarin e kampionatit. Kjo javë ishte e ndarë në dy ditë, në datat 6 dhe 7 nëntor, por do të spostohet me 7 ditë për t’u luajtur fundjavën e ardhshme.

Vendimi u miratua nga Komiteti Ekzekutiv. Kjo i jep mundësi klubeve t'i vënë në dispozicion lojtarët pasi edhe kjo ndeshje pritet të jetë një test i mirë për futbollistët e Superiores. Ndërkohë, java e 13-të e kampionatit do të luhet në muajin janar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos