Champions League, Leipzig përballë Atletico për një vend në gjysmëfinale

Nga A2 CNN
13 Gusht 2020, 14:22 | Futboll
Champions League, Leipzig përballë Atletico për një vend

Leipzig dhe Atletico Madrid përballet sot në mbrëmje, për biletën e radhës së gjysmëfinaleve të Champions League.

Skuadra spanjolle ka udhëtuar drejt Lisbonës pa dy futbollistët Versaljko dhe Angel Correa, të cilët janë izoluar pas rezultuan pozitivë në testimet e fundit për Covid-19.

"Los Colconeros" mbërritën në çerefinale me jo pak meritë, teksa mundën të eliminojnë kampionët në fuqi të Liverpool.

Përballë madrilenëve do të jetë një skuadër e fortë si gjermanët e Leipzig që për të kaluar në këtë fazë, mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 4-0, finalistët e edicionit të kaluar, anglezët e Tottenham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos