U ndëshkua me të kuq, ish-lojtari i kombëtares ruse dërgon arbitrin në spital

Nga A2 CNN
12 Gusht 2020, 16:44 | Futboll

Turnetë e amatorëve janë ato të cilët promovojnë më së shumti “fair play”-in sportiv por në Rusi edhe ndeshje të këtij niveli shkaktojnë probleme. Roman Shirokov, ish-futbollisti i njohur i kombëtares ruse, u ndëshkua me karton të kuq gjatë një ndeshjeje dhe për këtë arsye dhunoi arbitrin aq sa u desh ndërhyrja e ambulancës për ta transportuar në spital.

Shirokov, me një të kaluar të gjatë në futbollin rus, humbi kontrollin pasi arbitri nuk akordoi një 11-metërsh dhe nisi të godasë këtë fundit disa herë në fytyrë deri sa lojtarët e dy skuadrave mundën të qetësojnë situatën. Ish-futbollisti, i përjashtuar tashmë nga turneu, kërkoi ndjesë pas veprimit por arbitri pritet të denoncojë në polici dhunën e shfaqur e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos