Chelsea, 100 milionë euro për Federico Chiesa

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 11:29 | Futboll
Chelsea, 100 milionë euro për Federico Chiesa

Chelsea kthehet në sulm për Federico Chiesa. Sipas “Daily Mail”, klubi anglez është gati që të ofrojë 100 milionë euro për mesfushorin e Juventusit.

Një shifër e tillë mund të lëkundë drejtuesit e Juves, që po kërkojnë të ardhura për të bërë të mundur blerjen e Dusan Vlahovic, nga Fiorentina.

Nëse do të arrihet marrëveshja, trajneri i “Bluve” të Londrës, Thomas Tuchel, do të kishte një armë më shumë në skemën e tij 4-2-3-1.

Edhe pse Chiesa është një nga talentet italianë që ka shpërthyer kohët e fundit, te Juventusi marrëdhënia e tij me trajnerin Massimiliano Allegri, nuk është nga më të mirat dhe kjo situatë mund ta bëjë më të lehtë këtë operacion të bujshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos