
Chiara Ferragni dhe Fedez, kanë zbuluar gjininë e foshnjës së tyre të dytë.
Blogerja më e famshme në botë ka postuar në llogarinë e saj një video ku Leo, vogëlushi i tyre, përsërit papushim që do të bëhet me motër.
"Nuk është një dinosaur, është një vajzë!"- shkruan Ferragni.
Edhe reperi postoi videon e të birit, i cili dukej tejet i lumtur teksa pohonte që do të bëhej me motër.
Çifti zbuloi lajmin vetëm pak javë më parë, duke publikuar një foto të 2-vjeçarit teksa mbante në duar ekon.
Chiara dhe Fedez u lidhën rreth shtatorit të 2016-ës, ndërsa në maj të vitit 2017 erdhi propozimi romantik. Dyshja u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018. (A2 Televizion)