Çifti më i ri në Hollywood

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 19:40 | Showbiz
Çifti më i ri në Hollywood

Këngëtari Harry Styles dhe aktorja e regjisorja Olivia Wilde, janë çifti më i ri në Hollywood.

“People” raporton se dyshja u panë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë dasmës së një miku, ku nuk kursyen edhe puthjet e përqafimet në publik.

Këngëtari po punon me filmin e Wilde, “Don't Worry Darling”, dhe mendohet se është pikërisht sheshxhirimi që i ka njohur dhe bërë bashkë.

Miqtë e tyre thonë se çifti janë shumë të lumtur pranë njëri tjetrit, por duan ta kalojnë këtë periudhë larg syve të publikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos