Çifti më i ri në Hollywood?

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 19:55 | Showbiz

Shpërthejnë shkëndijat mes Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski, të paktën këto janë thashethemet më të fundit nga mediat amerikane.

Çifti është parë në rrugët e Nju Jorkut dorë për dore ndërsa dilte nga një restorant, ku darkuan bashkë.

Të dy vijnë nga dy histori dashurie të ndërprera në mes, aktori është ende duke u përballur me ish-bashkëshorten Angelina Jolie për pasuritë, ndërsa modelja sapo është ndarë nga Sebastian Bear-McClard.

Pitt dhe Ratajkowski u panë në Nju Jork dhe gazetat e showbizz shpërthyen. Ai me 58 vite mbi shpinë, por që konsiderohet një ndër burrat më të pashëm në botë, ndërsa ajo 31 vjeç, një modele e dëshiruar nga të gjithë.

Sipas zërave, çifti sapo kanë nisur të frekuentohen dhe është ende shpejt për të folur për një dashuri të madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos