Çiklizmi shqiptar nis aktivitetet pas izolimit nga pandemia

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 17:08 | Sporte të tjera
Çiklizmi shqiptar nis aktivitetet pas izolimit nga pandemia

Sporti i çiklizmit ka nisur aktivitetin e tij të parë për vitin 2020. Kupa e Korçës ka hapur siparin e këtij sporti, që i paraprin zhvillimit të turit të 76 çiklistik të Shqipërisë në fund të muajit korrik.

Për dy ditë, dhjetëra çiklistë të rinj dhe ata të elitës kanë garuar nëpër rrugët e qarkut të Korçës me itinerare vajtje-ardhje.

Në etapën e dytë që ishte edhe më e gjata, 110 kilometra, Korçë-Bilisht-Plasë-Qafë Plloçë-Korçë triumfoi çiklisti tiranas Olsi Velia.

Pas tij u renditen dy çiklistët e Vllaznisë Bruno Kola dhe Besmir Banushi. Si ekip, vendin e parë në këtë aktivitet e zuri ekipi i Vllaznisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos