
Dy herë kampioni i botës, Fernando Alonso ka vendosur të rikthehet në Formula 1 me Renault sezonin e ardhshëm.
Spanjolli, i cili mbush 39 vjeç këtë muaj, ka nënshkruar rikthimin dhe pritet së shpejti të konfirmohet, kanë bërë të ditur burime për BBC.
Ai u largua nga Formula 1 në vitin 2018 dhe aktualisht është duke garuar në Indianapolis 500 me McLaren.
Nga sezoni i ardhshëm, Alonso pritet të jetë shok skuadre me Esteban Ocon, duke zëvendësuar australianin Daniel Ricciardo, i cili do të kalojë te McLaren në fund të këtij sezoni. (A2 Televizion)