
Një lojtar regbie në Australi ka publikuar grafinë e kokës, ku duket kafka e thyer në disa pjesë, pas një dyluftimi të ashpër.
Sia Soliola, i cili luan për Canberra Raiders, përfundoi në spital pas përplasjes me kundërshtarin Bake Lawrie, të skuadrës St George Illawarra Dragons. Pasi publikoi foton e grafisë, Soliola shkroi në rrjetet sociale: “Të paktën dhëmbët i kam në rregull”.
Shumë kolegë nga skuadra e tij dhe të tjera i uruan shërim të shpejtë, ndërsa mediat në Australi raportojnë se Soliola do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të qëndrojë minimumi 6 javë larg fushës. (A2 Televizion)