Cikloni zhvendos 1 milion persona në Indinë e gjunjëzuar nga Covid

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 22:49 | Bota

Më shumë se 1 milionë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre pasi një ciklon i fuqishëm goditi Indinë e gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit.

Cikloni Yaas u përplas në brigjet lindore të Indisë, disa ditë pasi një tjetër stuhi e fuqishme shkaktoi të paktën 150 të vdekur në vend.

Stuhitë e fundit kanë detyruar autoritetet të lëvizin mijëra banorë duke shtuar panikun për një tjetër përkeqësim të situatës me pandeminë, e cila deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 310 mijë personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos