Gabon sistemi mbrojtës izraelit, rrëzon dronin vendas

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 17:50 | Bota

Është konsideruar si një ndër sistemet më të mira mbrojtëse kundër sulmeve me raketa, por  “Kupola e Hekurt” në Izrael ka gabuar.

Sipas asaj që raportojnë mediat izraelite, sistemi antiraketë që shmangu me qindra sulme nga militantët e Hamasit ka rrëzuar së fundmi një dron të ushtrisë vendase.

Droni i llojit “Skylark” u shkatërrua plotësisht dhe për këtë arsye autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet.

Skylark janë mjete të vogla fluturuese të ndërtuara nga “Elbit Systems”, një kompani izraelite prodhon pajisje të ndryshme ushtarake. Zakonisht ai përdoret për monitorim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos