A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë kanë studiuar mbretërit dhe mbretëreshat që sundojnë disa vende.
Jemi mësuar t'i mendojmë anëtarët e familjeve mbretërore si njerëz me një jetë shumë të largët dhe të ndryshme nga e jona. Dhe nuk e prisnim të zbulonim që edhe princat dhe princeshat nga e gjithë bota shkojnë në universitet.
Edhe pse gjeneratat e mëparshme të familjes mbretërore dhe bashkëshortët e tyre zakonisht nuk ndoqën kolegj, duke preferuar një arsim privat e të personalizuar, brezat e rinj kanë ndryshuar historinë.
Disa anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota kanë në fakt një diplomë.
Disa prej tyre ndoshta nuk do t'i përdorin kurrë diplomat e tyre duke qenë mbretëror me kohë të plotë, por të tjerët, më tej në linjën e trashëgimisë, i kanë kthyer studimet e tyre në karriera të plota.
Nga familja mbretërore angleze në atë spanjolle në atë të Jordanisë; ja cilët familjarë mbretërorë kanë një diplomë dhe çfarë kanë studiuar.

Princi William iu bashkua Universitetit të nderuar skocez të St Andrews në 2001, ku filloi një diplomë në Histori Arti, por më vonë ndryshoi lëndën e tij kryesore në Gjeografi.
Mbreti i ardhshëm i Anglisë u diplomua në 2005.

Dukesha Kate frekuentonte gjithashtu St Andrews, ku u takua me William. Dukesha kishte filluar të studionte Psikologji, duke u ndryshuar menjëherë në Histori Arti.
Kate i njihet merita për inkurajimin e Princit William për të ndryshuar kurse në vend që të braktiste kolegjin.

Meghan Markle, gruaja e Princit Harry vazhdoi shkollimin e saj, duke studiuar Teatër dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e famshëm Northwestern në Amerikë dhe duke marrë një diplomë në të dyja lëndët.
Gjatë viteve të universitetit, Meghan kaloi një semestër duke studiuar jashtë vendit në Madrid.

Vajza e madhe e dy vajzave të Princit Andrew dhe Sarah Ferguson ndoqi Universitetin prestigjioz Goldsmiths në Londër.
Edhe pse disleksia e saj i shkaktoi disa probleme, ajo u diplomua për Histori dhe Histori të Ideve në vitin 2008.

Princesha Eugenia, motra e Beatrices, studioi Histori Arti, Letërsi Angleze dhe Politikë në Universitetin e NewCastle.
E diplomuar në vitin 2012, studimet e saj u shfrytëzuan maksimalisht kur princesha filloi një karrierë si drejtoreshë e një galerie arti në Londër.

Mbreti i Spanjës, Filipi VI, mori diplomën e parë në Drejtësi dhe Ekonomi nga Universiteti Autonom i Madridit.
Ai gjithashtu fitoi një Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Shkolla Edmund Walsh e Shërbimit të Jashtëm në Universitetin Georgetown.

Bashkëshortja mbretëreshë e Spanjës, Letizia Ortiz është diplomuar në Shkenca Informatike, sektori i gazetarisë, nga Universiteti Complutense i Madridit.
Ajo e filloi karrierën e saj si gazetare duke punuar për një gazetë meksikane, revistën periodike Siglo 21, përpara se të kthehej në Spanjë.

I katërti në radhën e pasardhësve të fronit suedez, Princi Charles Philip ndërmori studimet e tij në Menaxhim Bujqësor dhe Rural në Universitetin Suedez të Shkencave Bujqësore në Alnarp, ku u diplomua në vitin 2012.
I apasionuar pas dizajnit dhe vizatimit, ai gjithashtu studioi grafik dizajn në Shkollën Forsbergs të Dizajnit Grafik në Stokholm.

Pesë vjet përpara se të takohej me Princin Charles Philip, Princesha Sofia studioi kontabilitet me një konotacion IT, e specializuar në zhvillimin e biznesit, në Institutin e Anglishtes dhe Biznesit në Nju Jork.
Ai kurrë nuk ka marrë një diplomë reale, por ka marrë pjesë në disa kurse të tjera: nga ai për etikën globale, tek ai për komunikimin e fëmijëve, si dhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës në teorinë dhe praktikën suedeze deri në Universitetin e Stokholmit.

Historia e dashurisë mes mbretëreshës Rania dhe Abd Allah, monarkut aktual të Jordanisë, është një përrallë e vërtetë moderne.
E lindur në Kuvajt nga prindër palestinezë, Rania e Jordanisë studioi në Universitetin Amerikan në Kajro, duke u diplomuar në Menaxhim Biznesi në 1991.

Pas diplomimit në akademinë e themeluar nga babai i tij, mbreti i ardhshëm i Jordanisë, Huseyn ibn ʿAbd Allah, ai u diplomua në vitin 2016 me një diplomë për Histori Ndërkombëtare në Universitetin Georgetoën.
Një vit më vonë, në 2017 ai u diplomua edhe në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, Angli.
(A2 Televizion)