City e bën dramë, por vijon kryesimin në Premier League

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 18:06 | Futboll
City e bën dramë, por vijon kryesimin në Premier League

Manchester City e mbylli në disavantazh të dy golave pjesën e parë të javës së fundit ndaj West Ham, por në fund arriti të merrte një pikë të artë në garën për titull këtë sezon në Premier League.

Në minutën e 24-të Bowen kaloi në avantazh vendasit, ndërsa përpjekjet e “Citizens” për golin e barazimit dështuan. Si të mos mjaftonte kjo, 25-vjeçari, Jarrod Bowen shënoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45, duke i dhënë një goditje të fortë City-t.

Në fraksionin e dytë, Guardiola dhe Manchester ndryshuan “fytyrë” duke reaguar shumë shpejtë pasi në minutën e 49 Grealish rihapi sfidën, duke shënuar pas pasimit të Rodri-t. Një fraksion i dominuar nga Manchester City, por rezistenca e vendasve zgjati deri në minutën e 69-të, pasi Coufal shënoi një autogol. City i shkoi shumë pranë përmbysjes, pasi në minutën e 86-të, Mahrez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur jo vetëm mundësin për golin e tretë, por edhe mundësin që City të kishte gjithçka në kontroll në javën e fundit për titullin kampion.

Në fund 2-2 dhe pa fitues me West Ham që rikthehet të marrë pikë në “ishull” pas dy humbjeve radhazi ndaj Arsenal dhe Chelsea, duke prekur koutën e 56 pikëve dhe duke blinduar vendin e shtatë. Në krahun tjetër, Manchester City shpërdoron një rast të artë në garën për titullin kampion, pasi tani shkon në koutën e 90 pikëve, 4 më shumë se Liverpool, por këta të fundit ende nuk kanë zbritur në fushën e lojës për javën e 37-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos