City në finale të Kupës, mposht “Djajtë e Kuq”

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 23:00 | Futboll
City në finale të Kupës, mposht “Djajtë e Kuq”

Manchester United është surpriza e këtij sezoni në Premier League, por ka marrë një goditje në Kupën e Ligës, ku është eliminuar nga rivalët e City-t.

Skuadra e Guardiola-s, edhe pse ka bërë një paraqitje zhgënjyese në kampionat, arriti të fitojë ndaj “Djajve të Kuq”. Ndeshja ishte thuajse e barabartë në raste nga të dyja ekipet, por City u tregua më cinik.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën realizuan Stones dhe Fernandinho. Tashmë City ka kaluar në finale të këtij kompeticioni ku do të ndeshet ndaj Tottenham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos