
Spezia e Ismajlit mori një fitore të madhe këtë javë të Serie A, duke triumfuar në fushën e Napolit 1-2.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa Petagna kaloi Napolin në avantazh në minutën e 58, duke dhënë përshtypjen se Spezia ishte dorëzuar tashmë, por nuk ndodhi kështu.
Nzola dhe Pobegda përmbysën rezultatin duke i dhënë një goditje të rëndë Napolit në arritjen e objektivave të këtij sezoni.
Ndërkohë, Ismajli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhuroi një paraqitje të mirë, por në minutën e 77 mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë fushën e lojës. (A2 Televizion)