Civilët evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 22:24 | Bota
Civilët evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se “të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit” janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal.

“Urdhri i Presidentit u zbatua. Kjo pjesë e operacionit humanitar në Mariupol është plotësuar”, tha zyrtarja.

Lajmin e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Sipas saj, operacioni i evakuimit të civilëve nga Azovstali ka përfunduar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/07/nje-tjeter-disfate-ushtarake-per-putinin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos