
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ftoi Kancelarin gjerman Olaf Scholz të vizitojë Kievin në datën 9 maj, një datë kjo shumë e rëndësishme për Rusinë. Ftesa e Zelenskit për kancelarin vjen në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve u tendosën kur presidenti gjerman Stainmaier u ndalua të vizitonte Kievin muajin e shkuar.
“Ai është ftuar, ftesa është e hapur dhe qëndron e tillë prej kohësh. Ai është I ftuar të vizitojë Ukrainën dhe të bëjë këtë hap kaq shumë të rëndësishëm politik duke ardhur këtu në 9 maj në Kiev. Unë nuk do të shpjegojë rëndësinë e kësaj, mendoj se ju jeni të kulturuar mjaftueshëm që të kuptoni këtë”, u shpreh Zelensky.
Duke u ndalur në situatën në Mariupol e veçanërisht në metalurgjikun Azofstal, Zelenski tha se ajo është torturuese dhe se nuk mund të ketë bisedime me Rusinë nëse ushtarët e bllokuar ose civilët vriten.
“Rusët nuk besojmë se ata mund të jenë përgjegjës për krime lufte pasi ata kanë fuqinë e armëve bërthamore. Kjo është dita e 72 e luftës dhe ne nuk mund të shikojmë ende përfundimin e saj dhe nuk ndjejmë asnjë dëshirë nga ana e Rusisë për t’i dhënë fund asaj”.
Azovtal mbetet qëndresa e fundit e rezistencës ukrainase në Mariupol që qëndron e rrethuar nga ushtria ruse. Të paktën 100 civilë mendohet se janë ende të bllokuar në kompleksin e bunkerëve. (A2 Televizion)