Clint Eastwood nuk njeh moshë, kthehet në kinema në moshën 91-vjeçare

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 09:10 | Showbiz

Clint Eastwood nuk ka ndërmend që të ndalet. Në moshën 91-vjeçare, aktori i famshëm do të jetë protagonist në filmin “Cry Macho”, ku do të jetë edhe regjisor.

Në këtë film, Eastwood interpreton një person i cili punësohet nga shefi i tij i vjetër për të risjellë në shtëpi nga Meksika djalin e tij të vogël.

Filmi do të shfaqet për herë të parë në kinema dhe HBO Max në 17 shtator të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos