“Më trego që je shqiptare, pa ma thënë që je shqiptare”... Dua Lipa ia merr valles me gotë rakie në kokë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 11:00 | Showbiz

Me një gotë rakie në kokë dhe me shami në dorë, duke kërcyer valle popullore, Dua Lipa vijon të pushojë në Shqipëri, dhe duket se po e shijon çdo ditë.

Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja shqiptare shkruan “Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”... teksa kërcen në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Një ditë më parë, Dua vizitoi edhe Butrintin, ndërsa ka postuar rregullisht fotografi dhe video nga pushimet shqiptare të saj, duke i bërë një promovim të jashtëzakonshëm vendit dhe turizmit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/szDA-G9YCfg
https://a2news.com/2021/08/03/dea-e-butrintit-dua-lipa-merr-1-milion-pelqime-per-me-pak-se-nje-ore/
https://a2news.com/2021/08/02/e-bukura-shqiperi-dua-lipa-vijon-pushimet-ne-jugun-e-vendit/
https://a2news.com/2021/08/02/nuk-dua-te-largohem-kurre-dua-lipa-po-i-shijon-ne-maksimum-pushimet-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos