“Çmendet” PSG, josh mbrojtësin e Interit me rrogë “sheikësh”

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 14:21 | Futboll
“Çmendet” PSG, josh mbrojtësin e Interit me rrogë

Paris SG nuk di të ndalet. Francezët kërkojnë me çdo kusht të përforcojnë mbrojtjen dhe janë gati të shpenzojnë miliona për të siguruar shërbimet e Milan Skriniar.

Për të bindur mbrojtësin e Interit të transferohet në Paris, ata kanë përgatitur ofertën me pagë 7,7 milionë euro neto në sezon. Shifër, të cilës Interi do ta kishte të pamundur t’i afrohej.

Përpos aspektit financiar, marrëveshja pritet të lehtësohet nga fakti se klubi zikaltër duhet të shesë disa yje, për të rregulluar bilancet.

Sllovaku luan prej vitit 2017 me Inter, ku në 172 takime ka shënuar 10 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos