Manuel Neuer njihet si një nga portierët që luan shumë me këmbë, shpesh duke dalë edhe në aventura, por ajo që ka bërë portieri i Yeni Malatyaspor në ndeshjen e fundit ndaj Besiktas është me të vërtetë e jashtëzakonshme, duke “eklipsuar” edhe portierin gjerman.
Ozbir la portën e tij në minutat e fundit të ndeshjes kur skuadra ishte në disavantazh dhe vrapoi më shumë se 50 metra me topin në këmbë, si një lojtar krahu i jashtëzakonshëm.
Megjithatë, kjo dalje e tij nuk e solli golin e barazimit dhe Basikatasi mori 3 pikët duke u ngjitur tashmë në vendin e parë me 57 pikë pas 26 javëve, së bashku me Galatasaray-n.
(A2 Televizion)