
Nëse spektakli dhe sukseset më të shumta në Formula 1 i takojnë skuderisë Mercedes, ato në bokse janë pa asnjë dyshim të Red Bull-it.
Mekanikët e makinës Honda, pas rekordit botëror në Brazil, ku realizuan ndalesën më të shpejt të makinës, për vetëm 1 sekonda e 82 të qindtat, e kanë çuar “pit-stopin” në një tjetër nivel.
Red Bull ka arritur të kryej një të tillë me zero gravitet, duke ndërruar gomat e njëvendëshes në ajër. Pamjet që vijnë nga brendësia e një avioni janë spektakolare, me mekanikët e austriakëve që edhe njëherë tjetër, japin leksione jashtë pistave të Formula 1. (A2 Televizion)