
Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e fundit për çmimet në sektorin e bujqësisë. Ajo që vihet re është një shtrenjtim jo i vogël, me mbi 2 për qind i frutave dhe perimeve për vitin 2018. Por familjet shqiptare po shpenzojnë gjithmonë e më shumë për tu ushqyer, pasi çmimet nuk kanë të ndalur.
Nga ana tjetër, tregtarët pohojnë se rritje të reja çmimesh nuk ka në treg. Edhe pse konsumi mbetet i vakët.
Të dhënat zyrtare tregojnë se familjet shqiptare shpenzojnë rreth 45% të buxheteve të tyre mujore për t’u ushqyer. Një nivel ndjeshëm më i lartë edhe se fqinjët në rajon. Kjo do të thotë se çdo rritje çmimesh e produkteve ushqimore, sado e vogël, godet jo pak të ardhurat e tyre. (A2 Televizion)