
Çmimet e Bitcoin kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët, pas komenteve nga Rezerva Federale e SHBA-së.
Kriptomonedha ra në vlerë nga 47 000 dollarë, në fillim të kësaj jave, në më pak se 42 000 dollarë.
Kjo erdhi disa minuta nga mbledhja e Rezervës Federale, e cila sugjeroi se mund të rrisë normat e interesit.
Ngjarjet politike në Kazakistan kanë ngritur gjithashtu shqetësime për kapacitetin e rrjetit.
Për shkak të natyrës së tij globale dhe të decentralizuar, është e vështirë t'i atribuosh një rritje ose rënie të çmimit të Bitcoin një shkaku të vetëm. Por shumë komentues, kanë vënë në dukje mbledhjen e dhjetorit të Rezervës Federale si një faktor.
Procesverbali tregon se banka qendrore e Amerikës mund të rrisë normat e interesit më shpejt se sa kishin parashikuar disa dhe të shesë disa nga asetet e saj. (A2 Televizion)