Çmimi i energjisë, Ahmetaj: Kush konsumon më shumë do ta blejë më shtrenjtë

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 15:22 | Politikë
Çmimi i energjisë, Ahmetaj: Kush konsumon më shumë do ta

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj sqaroi se familjet të cilat konsumojnë mbi 700kw/h në muaj do të paguajnë më shumë për energjinë, pasi konsumojnë më shumë se të tjerët dhe rrjedhimisht kanë më shumë mundësi.

“Përsa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë. Ka një pjesë të vogël, gati 5% e familjeve kalojnë mbi 700 kilovat. Familjet që harxhojnë nën 700 nuk ndryshon çmimi. Se ato familje që harxhojnë më shumë kanë kapacitet më të madh. Nuk harxhojnë kot. Jemi duke folur për kapacitet më të madh se ai normal. Nuk harxhojnë kot. Se nuk harxhon lavatriçja dhe televizori. Këto familje do të trajtohen me progresivitet”, tha Ahmetaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos