Premtoi se do t'i niste brenda marsit, Rama: Padurim të madh paskeni pasur për satelitët

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 10:13 | Politikë
Premtoi se do t'i niste brenda marsit, Rama: Padurim të madh paskeni

Teksa marsi kaloi, Shqipëria nuk e ka nisur satelitin e saj të parë “Albania 1” ashtu siç shprehej në shtator të vitit të kaluar kryeministri Rama.

Për këtë arsye, kreu i qeverisë ka reaguar, këtë të mërkurë, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se vonesat nuk janë në dorën e tij.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët, e sipas modës së re thonë ç'të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s'janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s'i ndahem jo”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos