Eklent Kaçi shpallet kampion i Europës në bilardo

Nga A2 CNN
4 Maj 2019, 14:12 | Sporte të tjera
Eklent Kaçi shpallet kampion i Europës në bilardo

Eklent Kaçi konfirmohet si një prej talentëve më të mëdhenj të sportit të bilardos, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang ndërkombëtar.

20-vjeçari nga Laçi, fitoi medaljen e artë, pasi u shpall kampion i Europës në disiplinën Eight-Ball, në turneun që po zhvillohet në Trevizo të Italisë.

Një rezultat i shkëlqyer për Eklent Kaçin, i cili pas 2 medaljeve të argjendta europiane dhe 3 bronzi, në konkurrimet e para-të-rinjve, tashmë merr për herë të parë titullin më të rëndësishëm kontinental.

Në finalen e madhe, kuqeziu mposhti një legjendë të gjallë, si gjermani Ralf Sukei, fituesi 34 titujve europianë në disiplina të ndryshme të bilardos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos