Policia e Shtetit ka goditur sot një bandë që tregtonte lëndë narkotike në kryeqytet.
Forcat e rendit arrestuan në flagrancë tre persona, E.K 37 vjeç, M.L. 33 vjeç, dhe I.G, 57, vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në bagazhin e një automjeti Mercedes që sipas hetuesve po bënte lëvizje të dyshimta në rrugën "Pavarësia", në Laprakë, Një nga personat e arrestuar në flagrancë policia zbuloi 4 thasë me canabis sativa, të presuar në formë çokollate, që është dhe shkaku i emërimit të operacionit me këtë emër.
Sasia e drogës së sekuestruar është e konsiderueshme, dhe sipas të dhënave kalon kuintalin, pikërisht 111 kg.
Të tre të arrestuarit do të përgjigjen tashmë me akuzën “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim". (A2 Televizion)