Protesta e 13 prillit, lirohen 32 nga 37 të arrestuarit

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 10:29 | Kronikë

Gjykata e Tiranës liron 32 nga 37 të arrestuarit për protestën e 13 prillit. 3 të tjerë u lanë në "arrest ne burg" dhe 2 në "arrest shtëpie", ndërsa pjesë tjetër u largua me masën “detyrim për paraqitje".

Protestuesit akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje të qetësisë publike dhe shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse.

Pranë Gjykatës ishin mbledhur disa dhjetëra persona, mes tyre edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, si Klevis Balliu, Luçiano Boçi, Endri Hasa dhe Gazment Bardhi.

Ndërkohë, nga ana tjetër, PD ka ngritur padi ndaj ministrit Lleshaj për dhunë të ushtruar ndaj protestuesve. Ditën e hënë, për 1 orë e 20 minuta, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dha shpjegime në Prokurorinë e Tiranës për kallëzimin e bërë kundër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Bardhi e etiketoi ministrin si mbetje të komunizmit, ndërsa bëri dhe një apel për gjyqtarët e prokurorët, duke i kërkuar që të mos i shërbejnë Qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos