UEFA zgjedh lojtarin dhe trajnerin më të mirë të vitit

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 20:31 | Futboll

Jorginho është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit nga UEFA, çmim të cilin e mori në mbrëmjen e hedhjes së shortit të Champions League, duke lënë pas N’Golo Kante dhe Kevin De Bruyne.

Mesfushori i Chelsea dhe Italisë fitoi Champions dhe Superkupën Evropiane me “Blutë” e Londrës, si dhe Kampionatin Evropian me Italinë.

Ndërkohë, çmimi i trajnerit më të mirë të sezonit shkoi për Thomas Tuchel (Chelsea), i cili mposhti konkurrencën e Roberto Mancinit (Itali) dhe Pep Guardiola (Manchester City). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos