Lamtumirë Juventus, Cristiano takon ekipin dhe largohet nga qendra stërvitore

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 12:31 | Futboll

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund aventurës te Juventusi. Ylli portugez u paraqit në qendrën stërvitore të bardhezinjve, ku qëndroi vetëm për 40 minuta.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, 36-vjeçari e shfrytëzoi vizitën për të takuar shokët e ekipit dhe stafin teknik, teksa u largua me shpejtësi me makinën e tij.

Cristiano do të formalizojë lamtumirën nga Juventusi në orët në vijim, me Manchester City që do të paraqesë edhe ofertën zyrtare për blerjen e sulmuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos