Reali ngre ofertën për Mbappe, Al-Khelaifi: Nuk ndryshojmë pozicion

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 21:48 | Futboll
Reali ngre ofertën për Mbappe, Al-Khelaifi: Nuk ndryshojmë

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, pas shortit të Champions League foli për mediat dhe përsëriti se klubi francez nuk ka ndërmend të lërë të lirë sulmuesin Kylian Mbappe.

“Dua të tregohem shumë i qartë. Pozicioni i klubit në lidhje me Mbappe është shumë i qartë. Nuk dua të përsëris veten. Jemi treguar shumë të qartë dhe nuk do të ndryshojmë pozicionin tonë”, tha Al-Khelaifi, dy ditë pasi Real Madrid bëri ofertë zyrtare prej 160 milionë eurosh për francezin.

Pasi drejtori sportiv i PSG, Leonardo, tha se oferta ishte e pamjaftueshme, Real e ka ngritur atë, duke e çuar në 180 milionë euro. Sipas "Marca", kjo ofertë do të pranohet nga PSG, pavarësisht deklaratave të Al-Khelaifit.

Tashmë, priten ditët në vazhdim për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e Kylian Mbappe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos