Milan dhe Napoli shmangin “krizën” duke ndarë një pikë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 20:05 | Futboll
Milan dhe Napoli shmangin “krizën” duke ndarë një

Milani dhe Napoli barazuan 1-1 ndeshjen e sotme në San Siro, duke marrë një pikë që nuk zgjidh krizën e dy ekipeve, por të paktën lëviz klasifikimin.

Dy ekipet janë padyshim ekipet që kanë shfaqur më probleme gjatë fillimit të sezonit në Serie A. Probleme të parashikuara deri diku për Milanin, më të befasishme për Napolin, që mbart brenda saj edhe një konflikt të hapur midis lojtarëve dhe trajnerit Ancelotti me drejtuesit e ekipit.

Problemet u pasqyruan edhe në ndeshjen e sotme, dhe barazimi ndoshta për momentin i shkon mirë të dyjave.

Napoli kaloi në avantazh i pari me një gol të Lozanos me kokë (24’), pasi një gjuajtje e Insignes kishte goditur traversën.

Reagimi i Milanit konkretizohet pesë minuta më vonë falë një goli vërtet të bukur nga distanca të Bonaventurës.  

Rezultati nuk ndryshon më, duke lënë Napolin në vendin e 7-të, 15 pikë nga rivalja e vitit të kaluar, Juventusi. Milani, me 14 pikë, sheh për momentin më shumë mbrapa se përpara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos