Covid-19/ 6 qytetarë të shtruar të Infektivi, 22 të infektuar në gjithë vendin

Nga A2 CNN
25 Mars 2023, 19:55 | Aktualitet
Covid-19/ 6 qytetarë të shtruar të Infektivi, 22 të

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Raste me koronavirus vijojnë të regjistrohen më vend, edhe pse në shifra të ulëta. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 22 raste pozitive nga 290 testime të kryera.

Të infektuar kanë rezultuar 13 qytetarë në Tiranë, 4 në Vlorë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kamëz.

Ndëkrohë, janë 163 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë kurse humbje jete nuk ka pasur.  

 Brenda një dite, siç bëhet e ditur, janë shëruar edhe 6 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,035 që nga fillimi i epidemisë.

 Raste të reja ditore - 22

 Të shëruar në 24 orë -6

 Të shtruar në spitale -6

 Humbje jete në 24 orë  -0

 Testime ditore -290

 Testime totale -2,047,223

 Raste pozitive -333,799

 Raste të shëruara - 330,035

 Raste Aktive - 163

 Humbje jete  -3,601 (A2 Televizion)

Statistika

A2 CNN Livestream

Latest Videos