Rama e Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë: Nga “kontrollo-kontrollo” te “beso-kontrollo”

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2026, 10:28 | Politikë

Rama e Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë

Një moment pozitiv dhe një hap konkret me një rëndësi të jashtëzakonshme për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama promovimin e sistemit të integruar kufitar "One Stop Shop" në Qafë thanë. Së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kreu i qeverisë shqiptare theksoi rëndësinë e çuarjes përpara të projektit madhor të Korridorit 8, i cili sipas Ramës ka një rëndësi strategjike për BE e NATO.

“Ne kemi një shprehje në shqip; beso e kontrollo. Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo- kontrollo, tani jemi beso kontrollo dhe hapi tjetër është beso-beso që të mos kemi asnjë kontroll për t’u bërë pjesë e Europës pa kontrolle mes nesh. duhet ta përforcoj atë që tha Mickovski që jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet ti bëjmë së bashku dhe padiskutim një ndër to është që të punojmë për të çuar përpara projektin madhor të rëndësishme për BE e NATO, Korridorin 8. Falënderimi për të gjithë ata që punuan për këtë ditë për të realizuar këtë transformim që do tu vlejë miliona njerëzve dhe do të vijojmë edhe me pikat e tjera”.

Nga ana e tij Mickoski theksoi transformimin edhe në pikat e tjera doganore, për t’i shërbyer turizmit të zonës.

“Është nder i veçantë që së bashku me mua është miku im i dashur Edi Rama. Në këtë eveniment të rëndësishëm dëshiroj të uroj këtë festë të rëndësishme si 22 Nëntori. Është kënaqësi që po bëjmë këtë bashkëpunim për një pikë kontrolli të vetme që lehtëson lëvizjen e njerëzve Do ti forcojmë edhe lidhjet në pikat e tjera është një vlerë e shtuar për të dyja vendet për bashkëpunimin në fushën e turizmit rreth liqenit të Ohrit dhe Strugës dhe zonave të tjera”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos